Claudio Ranieri prej mediave angleze po shihet si trajner i ri i Kombëtares italiane.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten për të marrë drejtimin e skuadrës londineze.
Sipas Daily Express, Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) ka vendosur që për shkak të përvojës ndërkombëtare dhe drejtimit mbresëlënës të Leicester Cityt, Ranieri është në ‘Pole-Position’ për të marr drejtimin e Azurrëve, transmeton Telegrafi.
Daily Express gjithashtu konfirmon bisedimet mes FIGC-së dhe trajnerit të Interit, Roberto Mancinit së bashku edhe me trajnerin e Beijing Guoan, Alberto Zaccheroni.
Por, edhe trajneri i Fiorentinas, Paulo Sousa, shihet si opsion i zëvendësimit të Contes. /Telegrafi/