Claudio Ranieri ka thënë se ka pritur që të gjithë të qëndrojnë, por N’Golo Kante dëshiroi largimin nga Leicester City drejt Chelseat.
Trajneri italian ka treguar se si ka besuar në lojtarët e tij dhe dëshirën për të qëndruar të bashkuar edhe për vitet e ardhshme.
“Kur një skuadër luan mirë ka aty diçka speciale dhe është normale që trajnerët tjerë të pëlqejnë lojtarët e asaj skuadre”.
“Riyad, Jamie, për të gjithë, jo vetëm trajnerët në Angli, por nga e gjithë bota i kanë shikuar ata. Natyrisht jam i lumtur që Mahrez dëshironte të qëndrojë, por besoja që ky ishte vetëm spekulim”.
“Pastaj ne folëm për sezonin e shkuar dhe të riun. Sa herë që bisedoja ai më thoshte se sa ishte i lumtur që do të qëndronte këtu. Ai ka nënshkruar edhe për katër vite dhe nëse dikush nënshkruan për katër vite, atëherë ai dëshiron të qëndrojë këtu”.
“Edhe unë kam nënshkruar për katër vite pasi besoj se mund të ndërtojmë diçka sikurse edhe Jamie Vardy, Drinky, Kasper Schmeichel, dhe kapiteni Ëes Morgan, të gjithë”.
“Mendoja se të gjithë do të dëshironin të qëndronin dhe të luftonin për Leciesterin. Mendoja, por bëra gabim. Vetëm njëri deshi të shkonte. Kante e mbylli me ne dhe shkoi”, ka thënë Ranieri për situatën e lojtarëve të tij. /Telegrafi/