Claudio Ranieri këmbëngul se Leicester City janë përsëri ‘viktima’ në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se është dorëzuar një short relativisht i favorshëm.
Kampionët e Ligës Premier do të përballen me Porton, Club Brugge dhe FC Copenhagen në Grupin G, ku do të ndjejnë konkurrencën elitare të Evropës për klube për herë të parë dhe Ranieri beson se skuadra e tij është një ‘viktimë’.
“Edhe një herë unë them se ne jemi viktima. Për këtë arsye ne duhet të luftojmë për çdo gjë”, deklaroi fillimisht Ranieri, transmeton Telegrafi.
“Mbështetësit tanë meritojnë mundësinë për të parë ekipin e tyre nëpër Evropë kundër ekipeve si Porto, Club Brugge dhe Copenhagen”, përfundoi trajneri italian.
Ndryshe, Leicester fillojnë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve në Brugges më 14 shtator, para se të bëhet Porto vizitore e parë në stadiumin e tyre ‘King Power’. /Telegrafi/