Roma ka arritur një fitore tejet të rëndësishme para adhuruesve të saj ndaj Cagliarit.
Giallorosët zhvilluan njërën nga ndeshjet më të mira të sezonit ku në fund shënuan tre gola 3-0.
Federico Fazio, Javier Pastore dhe Aleksander Kolraov ishin realizuesit e golave të Romës.
E pas ndeshjes ka folur trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri ku sipas të cilit golat e hershëm i ndihmuan për lojë të mirë.
“Ne shënuam herët dhe kjo gjë na ndihmoi jashtëzakonisht shumë në vazhdimin e ndeshjes”.
“Kishim shumë raste shënimi dhe do të duhej t’i konkretizonim edhe më shumë, por jam i lumtur për këto tri pikë, pasi Cagliari është një skuadër mjaftë e mirë”, tha Ranieri.
Trajneri italian ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit, ndërsa do të ishte i lumtur nëse Antonio Conte do ta merr drejtimin e Giallorosëve.
“A do të dëshironit që Conte të vijë te Roma? Po, natyrisht e dua atë te Roma. Do të isha i fundit që do ta merrja vesh një gjë të tillë”, tha Ranieri duke qeshur.
“Kur të jetë gjithçka e kryer, do të shkoj ta marrë atë në aeroport”, përfundoi trajneri italian.
Kujtojmë që Ranieri është i lindur në Romë dhe është një tifoz i Romës. /Telegrafi/