Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, është i lidhu me një kthim në Ligën Premier te Tottenham Hotspur.
Italiani ka një eksperiencë të madhe në Ligën Premier, ku e kishte fituar titullin me Leicester Cityn në vitin 2016.
Ai e kishte menaxhuar me sukses edhe klubin e Chelseat.
Është presidenti i Nantes, Waldemar Kita, që për gazetën Press Ocean ka thënë se trajneri mund të vazhdojë në Britani sezonin e ardhshëm.
Pretendohet se edhe një nga ndihmësit e tij ka hapur fjalë që trajneri italian nuk do të jetë në klub me të sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës, Ranieri është në bisedime me Spursat.
Kjo pasi Mauricio Pochettino ka gjasa të largohet në verë, ku Chelsean mbetet i interesuar për të.
Ranieri në Itali ka drejtuar klube të mëdha si Juventus, Inter dhe Roma. /Telegrafi/