Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka thënë së është shumë i lumtur me fitoren ndaj Norwichit.
Tekniku italian ka thënë se ishte i shqetësuar se nuk do ia dilnin, por fatmirësisht ata ia arritën në fund dhe vazhduan rrugëtimin drejt titullit.
“Ndeshja ndaj Norwichit ishte e vështirë, pasi ata luajtën mirë dhe u mbyllën bukur”.
“Kjo ishte një fitoreje shumë e rëndësishme për ne, pas humbjes nga Arsenali. Isha i shqetësuar në lidhje me këtë ndeshje, por tani mund të relaksohemi dhe të mendojmë për ndeshjen kundër West Bromit”, ka thënë Ranieri për BBC Sport.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 89-të nga Leonardo Ulloa. /Telegrafi/