Telegrafi

Ranieri i lumtur me fitoren e parë

Claudio Ranieri ndihet i lumtur pas fitores së parë në sezonin e ri të Ligës Premier.

Trajneri italian i befasoi të gjithë sezonin e kaluar kur me një skuadër të vogël arriti në fund të ngrejë lart titullin e Ligës Premier.

Por, në këtë sezon nuk e ka nisur më së miri, pasi vetëm pas javës së tretë arriti të shënoj fitore në ndeshje ndaj Swanseas, fitore kjo që e ka bërë shumë të lumtur.

Lexo po ashtu Ranieri: Ne jemi viktima!

“Jam shumë i lumtur. Ne mund të kishim mbyllur ndeshjen, por humbëm një penallti, por këto ishin tre pikë të mira”, deklaroi Ranieri pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo fitore kishte vlerë të madhe edhe në aspekti e tij personal, pasi Ranieri ka arritur 100 fitore si trajner në Ligën Premier. /Telegrafi/