Telegrafi

Ranieri i lumtur me fitoren

Trajneri italian i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka folur pas fitores së madhe ndaj Cityt.

Kampioni në fuqi i Anglisë, arriti një fitore tejet të vlefshme duke mposhtur Cityn me rezultat 4-2.

“Kampionët e mëdhenj reagojnë në momentin e duhur. Ne luajtëm si kampionë dhe mundëm një ekip të madh si Manchester City, duke luajtur mirë”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, pasi ishte një reagim që erdhi në një moment delikat për ekipin”, deklaroi Claudio Ranieri.

“Kur Mahrez dhe Vardy luajnë mirë, ne mund të fitojmë ndaj kujtdo. Ata bënë një ndeshje fantastike ndaj City, një ndeshje e shkëlqyer dhe një fitore e merituar”.

“Kjo është skuadra që unë dua të shoh gjithnjë. Ne jemi një skuadër e madhe dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha nëse luajmë ashtu si duhet, të gjithë së bashku”, u shpreh Ranieri. /Telegrafi/