Claudio Ranieri ka thënë se Leicester City tashmë beson në shanset e veta për ta fituar titullin e Ligës Premier.
Klubi që i ka befasuar të gjithë këtë sezon, vazhdon ta kryesojë Ligën Premier, me pesë pikë më shumë se Tottenhami dhe tetë më shumë se Arsenali, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të kampionatit.
“Në sezonin e kaluar, kur kishin mbetur nëntë ndeshje për t’u zhvilluar, Leicesteri ndodhej në zonën e rënies nga liga. Pastaj ata regjistruan shtatë fitore radhazi dhe siguruan qëndrimin”.
“Besova se ka shumë potencial te kjo skuadër dhe nuk gabova. Kur nënshkrova, presidenti ma kërkoi mbijetesën në ligë. Mendoj se e kemi arritur atë objektiv”.
“Vazhdimisht u them lojtarëve se ky është një vit i jashtëzakonshëm dhe se nuk mund të përsëritet. Të gjitha klubet e mëdha po kanë vështirësi, ndërsa ne po bëjmë futboll të mirë”.
“U them të vazhdojnë të ëndërrojnë se nuk është keq të ëndërrosh, duke qenë se e kemi mundësinë ta bëjmë atë”.
“Duhet të jemi të qetë… Duhet të përpiqemi. Po përpiqemi. Për ne, për ngjyrat e klubit, për qytetin që na mban na duar”, është shprehur Ranieri. /Telegrafi/