Leicester City ditë më parë përjetoi një tragjedi që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.
Një helikopter që barte pesë persona duke përfshirë edhe presidentin e klubit, Vichai Srivaddhanaprabhan kançë humbur jetën gjatë javës së kaluar.
E këto ditë po bëhen homazhe të ndryshme në vendin e tragjedisë, ku padyshim kësaj ngjarje nuk ka mundur t’i shmanget edhe ish-trajneri i Leicesterit, Claudion Ranieri.
Ai gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në qytetin e Leicesterit, në nder të bashkëpunëtorëve që i kishte gjatë vitit 20015-2016.
E pikërisht në këtë sezon u shpall kampion me “Dhelprat”, duke u shndërruar në sensacion të botës se si një ekip me pak investime u bë kampion i Ligës Premier.
Ranieri e la kurorën në pjesën kushtuar atij, afër stadiumit “King Power Stadium”, së bashku me djalin e pronarit të ndjerë dhe zëvendës-presidentin, Aiyawatt Srivaddhanaprabha.
Ndryshe, trajneri italian është i papunë pas shkarkimit nga skuadra franceze e Nantesit. /Telegrafi/