Claudio Ranieri beson se forma befasuese e Leicesterit në Ligën Premier i bën ekipet tjera që të kenë frikë.
Në Londër janë mbajtur bisedimet për një Superligë evropiane me klubet më të mëdha pjesëmarrëse të zakonshme të tij, duke lënë Leicesterin jashtë një kompeticioni të tillë të mundshëm dhe Ranieri thotë se kjo e tregon forcën e frikën që të tjerët kanë.
“Unë i kuptoj klubet e mëdha, ato duan të sigurohen që t’i marrin paratë dhe nuk duan të humbin një vit pa Ligën e Kampionëve, por ky është sporti”.
“Nëse një vit ju nuk arrini këtë, atëherë ju dëshironi diçka ndryshe, e kjo nuk është e drejt, jeni i dobët, jeni i frikësuar”.
“Unë kuptoj se ata dëshirojnë të bëjnë diçka, por klubet duhet të fajësojnë veten”, deklaroi Ranieri. /Telegrafi/