Telegrafi

Ranieri kërkon qetësi dhe përqendrim

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Southamptonit.

Tekniku italian tha se ata duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mendojnë për titullin ndeshjes pas ndeshje.

“Ne kemi bërë një përpjekje të madhe për të arritur te fitorja. E dinim që Southamptoni do të udhëtojë duke besuar te fitorja”.

Lexoni më shumë: Lojtarët që kanë luajtur çdo minutë në këtë sezon të Ligës Premier (Foto)

“Morgan? Kapiteni ka luajtur gjatë gjithë sezonit pa bërë as edhe një minutë pushim. Ai është fantastik, i mahnitshëm”.

“Ne duhet të qëndrojnë të qetë, të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të bëjmë punën tonë. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, kjo është puna jonë”, ka thënë Ranieri pas ndeshjes. /Telegrafi/