Telegrafi

Ranieri i kënaqur me barazimin

Claudio Ranieri është i kënaqur me barazimin prej 1-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Me këtë barazim, Leicester-i zhvendoset tetë pikë në vendin e parë, ndërsa Ranieri ka fjalë të mira për ekipin e tij.

”Për ne ishte e rëndësishme që të vinim këtu dhe ta merrnim minimum një pikë. Bëmë një ndeshje të mirë dhe reaguam mirë me një besim të lartë”.

”Ne duhet të jemi të qetë, mendoja që do ta shënonim edhe golin e dytë, por barazimi është në rregull”, u shpreh Ranieri.