Pas rezultateve të dobëta këtë sezon në Ligën Premier nga Leicester City shumë media kanë spekuluar se ‘Dhelprat’ do të shkarkojnë trajnerin Claudio Ranieri.
Por, nisur nga kjo klubi anglez ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka thënë se kjo nuk do të ndodh.
“Pas spekulimeve, Leicester City Football Club dëshiron të bëjë të qartë mbështetjen për trajnerit të ekipit të parë, Claudio Ranieri”, shkruan Leicesteri në pjesën hyrëse të komunikatës.
Aktualisht skuadra e drejtuar nga tekniku italian renditet në vendin e 16-të me 21 pikë. /Telegrafi/