Claudio Ranieri ka folur pas humbjes turpëruese nga Manchester United.
Leicester City u mposht në shtëpi nga ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat të thellë 3-0 dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri Ranier.
Sipas italianit, skuadra duhet të luftoj deri në fund dhe ta harroj sezonin e kaluar ku u shpallen kampion.
“Sezoni i kaluar ishte diçka i frikshëm. Tani, ne jemi Leicesteri dhe çdo herë duhet të luftojmë. Kjo është”, përfundoi trajneri italian.
Ndryshe, Leicester tani rrezikon rënien nga Liga Premier, pasi ka vetëm një pikë më shumë se pozita që bie nga kategoria. /Telegrafi/