Claudio Ranieri mendon se skuadra e Italisë në Euro 2016 ngjanë shumë me Leicester Cityn e tij.
Fituesi i Ligës Premier ka folur në Sky Sport Italia para ndeshjes së sotme kundër Belgjikës për Euro 2016.
Italian ka deklaruar se Italia e këtij evropiani ka të njëjtën frymë si Leicester City i tij, teksa ka theksuar se nuk ka ndërmend të jetë trajner i Italisë një ditë.
“Unë pashë disa nga ndeshjet e para dhe ata ishin të gjithë shumë të vështirë, kështu që unë jam i bindur se Italia do të ketë një evropian të madh”, tha Ranieri.
“Kam dëgjuar për atë që të gjithë thanë dhe aty mund të shohim një frymë ekipi të formuar që është shumë e ngjashme me atë që kemi ne në Leicester. Ky është një ekip i vërtetë dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/