Leicester City nuk ka të ndalur në Premier League.
Skuadra e Claudio Ranierit arriti edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit, duke mundur Norwich Cityn (1-0).
Tekniku italian e pranon se skuadra e tij vuajti shumë në këtë ndeshje, por ai thotë se kjo fitore është shumë e rëndësishme për ekipin e tij pas disfatës kundër Arsenalit.
“Ishte një lojë e vështirë, Norwich luajti mirë dhe na mbyll hapësirat, por ne besuam për fitore deri në fund. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme pas humbjes kundër Arsenalit”, ka thënë Ranieri.
“Unë isha shumë i shqetësuar në këtë ndeshje, por tani unë fillojë të mendoj për ndeshjen kundër West Bromwich, sepse është një derbi dhe një ndeshje shumë, shumë, shumë e vështirë”, deklaroi ai.