Telegrafi

Ranieri: Formacioni i vitit, të gjithë lojtarët e Leicesterit

Claudio Ranieri ka thënë se nëse do të zgjidhet formacioni i vitit në fund të këtij viti, atëherë duhet që të jetë vetëm me lojtarët e Leicesterit.

Ranieri i cili ka inspiruar ekipin e tij drejt një sezoni të paprecedent, ka thënë se do të ishte padrejtësi nëse në formacionin e vitit nuk do të ishin të gjithë lojtarët e tij.

“Jam shumë i kënaqur që ekipi o bën mirë. Unë do të fusja të gjithë lojtarët e mi në formacionin ë vitit. Ata kanë lejuar tifozët që të ëndërrojnë”.

“Shumë fëmijë kanë ardhur në qendrën e stërvitjeve. Eshtë fantastike. Kjo është mirë”, potencoi Ranieri. /Telegrafi/