Claudio Ranieri me Romën e tij janë duke kaluar nëpër një moment të shkëlqyer.
Gjiganti italian ka mposhtur Monzën me rezultat të thellë 4-0 duke iu afruar edhe më shumë zonës së garave evropiane pas një ecurie negative në fillim të kampionatit.
E ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon para adhuruesve të vet ku përballet me Comon e Cesc Fabregas.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri ka folur fjalë të mëdha për homolgun e tij, Cesc Fabregas duke thënë se për pak vite ai do të jetë një nga trajnerët më të mirë në botë.
“Unë jam duke menduar tashmë për ndeshjen kundër Como. Ata na mundën në ndeshjen e parë, dhe tani ata janë në formë të mirë dhe luajnë mirë”.
“Fabregas do të bëhet një nga trajnerët më të mirë në Evropë në tre ose katër vitet e ardhshme dhe jam i bindur për këtë”.
“Unë tashmë e kam harruar ndeshjen kundër Monzas dhe tani jam i fokusuar te Como”, ka thënë Claudio Ranieri. /Telegrafi/