Roma ka marrë një fitore të madhe javën e kaluar në udhëtim te Sampdoria.
Falë këtij triumfi minimal 0-1, Giallorosët kanë rikthyer gjasat për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri ka folur para përballjes që skuadra e tij e zhvillon në Olimpico me Udinesen.
Sipas Ranierit skuadra duhet të bëjë kujdes pasi Udinese është një ekip i vështirë për tu mundur.
“Ne jemi të vetëdijshëm se luajm ndaj një skuadre që shumë vështirë mposhtet”.
“Ata treguan cilësitë e tyre ndaj Milanit ndërsa nuk kanë humbur në tri takimet e fundit dhe duhet të kemi shumë kujdes”, tha Ranieri.
Ranieri thotë se ekipi i tij është i vendosur për ta fituar këtë takim.
“Ne jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve dhe jemi afër. Skuadra është e bashkuar dhe e vendosur për ta fituar këtë takim. Na duhet ndihma e tifozëve tanë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/