Claudio Ranieri dhe Jose Mourinho duket se kanë tejkaluar të kaluarën e tyre konfliktuioze, pasi menaxheri i Fulhamit tash e quan portugezin “njeri fantastik”.
Dyshja u përplasën gjatë kohës së tyre në Serie A, me Mourinhon te Interi dhe Ranieri që kishte udhëheqjen e klubit të Romës.
Special One bëri shaka me anglishten e Ranierit, e ky i fundit tash duket se ka mendim pozitiv për portugezin.
Ishte vet Ranieri ai që ka zbuluar se Mourinho ishte i pari që e përgëzoi kur mori postin e trajnerit te Interi, dhe menaxheri i Manchester United pulbikisht e ka përkrahur italianin pasi u shkarkua nga Leicesterit.
“Jose është një njeri fantastik, ai ishte i pari që më dërgoi një measzh duke thënë “mirë se je kthyer”.
“Ai është një shok shumë i mirë. Unë e njoh që një kohë të gjatë, kur ai erdhi te Chelsea. Ai ishte i sjellshëm me mua në secilin moment”, deklaroi Ranieri.
Dyshja pritet të përballen edhe në Ligën Premier, ku tashmë Ranieri ka marrë në drejtim Fulhamin ku po arrin rezultatet e para pozitive.
Ranieri u shpall kampion me Leicester Cityn. /Telegrafi/