Telegrafi

Ranieri i dëshpëruar me humbjen: Ishim pa organizim në fushë, kemi humbur gjitha duelet

Claudio Ranieri. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, duke i minimizuar gjasat për ta zënë njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Giallorosët kanë pësuar në udhëtim te Spal me rezultat 2-1, në një ndeshje ku dështoi totalisht reparti i mbrojtjes.

E i dëshpëruar me këtë humbje ka mbetur edhe trajneri i Romës, Claudio Ranieri.

“Ne nuk ishim një skuadër, ishim pa organizim në fushë, kemi humbur të gjitha duelet në këtë sfidë”, tha Ranieri.

Claudio Ranieri. (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

“Në skuadër kam lojtarë që nuk kanë besim, kam lojtarë që kanë frikë. Duhet të jemi më shumë skuadër, të përmirësojmë aspektin fizik sepse ende jemi në garë, por që jemi dobët”, u shpreh Ranieri.

Trajneri italian tha se në rast se skuadra nuk e zë pozitën e katërt, atëherë drejtuesit mund të bëjnë një revolucion duke larguar shumë futbollistë. /Telegrafi/