Telegrafi

Rangnick thyen ‘magjinë e zezë’ të trajnerëve gjermanë në Ligën Premier

Ralf Rangnick e ka filluar me fitore aventurën te Manchester United, pasi triumfuan 1-0 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Gjermani është trajner i përkohshëm te Djajtë e Kuq, pasi do të largohet në muajin qershor të vitit të ardhshëm, për të marrë një rol si konsulent në klub.

Por, me fitoren ndaj The Eagles, Rangick ka thyer magjinë e zezë të strategëve gjermane që kishin debutuar në elitën e futbollit gjerman.

Jurgen Klopp, Thomas Tuchel, Felix Magath, Daniel Farke dhe Jan Siewert, që të gjithë nuk kishin arritur të fitojnë takimin debutues në Ligën Premier.

Kështu, Rangnick u bë trajneri i parë gjerman që debuton me fitore në Ligën Premier, duke vënë kështu një ecuri pozitive.

Unitedi me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, tre më pak se West Hami që është në të katërtin. /Telegrafi/