Site icon Telegrafi

Rangnick do ta fitojë një bonus të madh nëse Man Utd arrin ta përfundoj sezonin në top katërshe

Manchester Unitedi ende nuk e ka konfirmuar Ralf Rangnick si menaxher të ri, por gjermani thuhet se do të ketë një bonus të madh nëse ai emërohet dhe arrin ta përfundoj sezonin në katër vendet e para në Ligën Premier.

Sipas mediumit Daily Star, Rangnick, aktualisht drejtor teknik i Lokomotiv Moskës, do të jetë aq i bindur se ai nuk do të jetë vetëm një trajner i përkohshëm në krye të ekipit nga Old Trafford.

Trajneri gjerman duket se do të konfirmohet si zëvendësuesi afatshkurtër i Ole Gunnar Solskjaerit të shkarkuar në një marrëveshje fillestare gjashtëmujore.

Lexo po ashtu Rangnick pritet të jetë trajner i Unitedit deri në fund të sezonit

Rangnick thuhet se ka refuzuar një ofertë fillestare përpara se përfundimisht të binte dakord për kushte të reja me disa bonuse.

Ai po futet vetëm për të mbajtur vendin e ngrohtë dhe mund të shpërblehet mirë financiarisht nëse koha e tij e shkurtër në Old Trafford rezulton të jetë e suksesshme.

Kontrata e 63-vjeçarit përfshin klauzola ‘të mëdha’ bonusesh nëse ai është në gjendje të sigurojë një vend në top katërshe dhe/ose të fitojë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version