Telegrafi

Rangnick lavdëron Ronaldon pas paraqitjes dhe golit ndaj Brightonit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka lavdëruar sulmuesin e ekipit, Cristiano Ronaldo, pas disa javëve me raporte jo të mira mes vete.

Unitedi mundi Brighton me rezultat 2-0 në Ligës Premier të martën mbrëma për t’u dhënë tifozëve diçka për të brohoritur, pas disa javëve jo të mira rreth klubit.

Ronaldo shënoi golin e parë këtë vit dhe i dha fund në mënyrë mbresëlënëse thatësirës së tij prej gjashtë ndeshjesh pa gol, dhe kjo ka bërë që Rangnick ta lavdëroj Ronaldon.

Lexo po ashtu Ronaldo gjen golin e parë në vitin 2022, super gol nga portugezi

“Ishte një gol i mrekullueshëm. Jo vetëm një gol i rëndësishëm, por edhe një gol i mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Rangnick pas ndeshjes kur u pyet për golin e Ronaldos.

“Unë mendoj se në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga Cristianos”.

“Me energji, ai ishte aty, ai gjithmonë përpiqej të ndihmonte bashkëlojtarët, kështu që mendoj se në javët e fundit kjo ishte padyshim performanca më e mirë prej tij dhe një gol shumë, shumë i rëndësishëm për ne”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë sezon me 15 gola. /Telegrafi/