Site icon Telegrafi

Rangnick i konfirmoi pa dashje tifozit se Lingard nuk rinovon me Unitedin

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, ka konfirmuar rastësisht se Jesse Lingard do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në verë, në një bisedë me një tifoz jashtë Old Trafford.

Lojtari pritet që të largohet në këtë afat, pasi ka arritur të luajë vetëm 88 minuta në Ligën Premier.

Ndërsa një transferim këtë muaj mbetet një mundësi, Rangnick me sa duket ka konfirmuar se mesfushorit nuk do t’i ofrohet një marrëveshje e re në Old Trafford.

Lexo po ashtu Martial u largua - por nga United priten edhe pesë largime të tjera

Në një video të postuar në TikTok nga përdoruesi PhezTheRed, Rangnick shihet duke biseduar me mbështetësit e United ndërsa nënshkroi autografe jashtë Old Trafford.

Kur tifozi i kërkon Rangnick të mos e shesë Lingardin, gjermani përgjigjet: “Ai do të largohet në verë”.

I promovuari nga akademia e United, Lingard ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar dy gola. /Telegrafi/

@phezthered

It’s mad he just leaked it like that tho😂 #manutd #lingard #footballtiktok #fyp #foryoupage

♬ Only Love Can Hurt Like This (Slowed Down Version) – Paloma Faith

Exit mobile version