Site icon Telegrafi

Rangnick flet për situatën e Ronaldos së zemëruar pas zëvendësimit

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, nuk pati probleme me përgjigjen e Cristiano Ronaldos për t’u zëvendësuar kundër Brentford.

36-vjeçari ishte dukshëm i zemëruar me Rangnick pasi u zëvendësua nga Harry Maguire, pavarësisht se United ishte në epërsi 2-0.

Ronaldo hodhi xhaketën në tokë dhe u kap nga kamerat televizive duke u ankuar për vendimin teksa ishte ulur në shkallë.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk e do zëvendësimin, reagoi i zemëruar me Rangnick pasi u largua nga loja kundër Brentford

I pyetur për reagimin e Ronaldos, Rangnick nuk ngurroi të flas për BT Sport.

“Kjo është normale, një sulmues dëshiron të shënojë – por ai është rikthyer nga një dëmtim i vogël dhe ishte e rëndësishme të kujtojmë se kemi një ndeshje tjetër në vazhdim”.

Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që Ronaldo ia tha Rangnickut pas zëvendësimit ndaj Brentfordit

“Gjithashtu pas asaj që ndodhi në Villa Park, ne duhej të mbronim epërsinë këtë herë dhe ishte e rëndësishme që të ktheheshim me dy blloqe nga pesë lojtarë dhe ndërsa nuk e mbajtëm portën e paprekur, ishte e rëndësishme të siguroheshim që asgjë tjetër të mos ndodhte”, ka thënë Rangnick.

Një tjetër zëvendësues, Marcus Rashford shënoi për rezultatin 3-0 përpara se Ivan Toney të shënonte për Brentford dhe rezultatin përfundimtar 3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version