Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick është në pozitë të mirë për të fituar një bonus të madh në kontratën e tij nëse arrin të kualifikojë ekipin anglez në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Fitorja 1-0 ndaj West Hamit i barazoi Djajtë e Kuq me pikë me Çekanët në vendin e katërt. Goli i fundit i Marcus Rashford siguroi një fitore të madhe për skuadrën e Rangnick.
Unitedi mundi Brentford në mesjavë pas një barazimi pak zhgënjyes 2-2 me Aston Villa fundjavën e kaluar dhe tashmë si duket ka gjetur formën dhe rezultatet pozitive.
Rangnick do të fitojë një bonus apo pagesë të madhe nëse siguron kualifikimin e Unitedin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Kjo do të jetë një arritje shumë e madhe duke pasur parasysh se klubi i Old Trafford ishte larg kualifikimit evropian sa drejtohej nga Ole Gunnar Solskjaer.
Sipas mediumit Daily Star, Unitedi do t’i paguajë 500 mijë funte apo rreth 600 mijë euro 63-vjeçarit gjerman nëse ai përfundon në top katërshe.
Kjo është mbi pagën e tij javore prej 180 mijë funtesh apo 215 mijë eurosh.
Ish-trajneri i RB Leipzig u emërua në një marrëveshje deri në fund të sezonit pasi Unitedi u nda me legjendën e klubit Solskjaer në nëntor. /Telegrafi/