Site icon Telegrafi

Rangnick e pranon që ka probleme te Manchester United: Lojtarët dhe agjentët duhet ta zgjedhin problemin me klubin

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick e ka pranuar që ka lojtarë “të pakënaqur” në skuadrën që ai udhëheq.

‘ESPN’ gjatë ditës zbuloi se Rangnick ishte i shqetësuar e situatën në dhomën e zhveshjes, duke u frikësuar që skuadra mund të mbetet jashtë top katërshes nëse vazhdohet kështu.

“Kur keni një skuadër të madhe, në dy ndeshjet e fundit, ne kishim shumicën e lojtarëve në dispozicion dhe vetëm dhjetë lojtarë në fushë mund të luajnë dhe tre zëvendësues”.

“Pastaj ju keni një numër të madh lojtarësh që as nuk luajnë ose as nuk janë në skuadër. Ata lojtarë janë të pakënaqur me situatën – është e qartë”.

“Unë prirem t’u shpjegoj lojtarëve çdo dy ose tre javë pse ata nuk luajnë dhe kjo është një çështje në ekipin tonë dhe klube të tjera”.

“Kemi lojtarë me kontrata që skadojnë në verë, kemi ndoshta edhe një ose dy lojtarë që duan të largohen dhe janë nën kontratë”.

“Lojtarët duhet të jenë profesional, të shfaqen në stërvitje, të shfaqen dhe të kenë një rast për të luajtur”.

“Nëse nuk duan kështu, lojtari, klubi dhe agjentët duhet të diskutojnë për situatën”, ka thënë Rangnick. /Telegrafi/

Exit mobile version