Telegrafi

Rangers i Gerrardit fiton titullin e 55-të në histori të Skocisë

Rangers është shpallur sot (e diel) edhe zyrtarisht kampion i sezonit 2020/21 në Superligën e Skocisë.

Ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard ka kurorëzuar tashmë një super-sezon, duke u shpallur më i miri i ligës.

Shpallja e Rangersit kampion i ri i Skocisë erdhi sot (e diel) pasi ndjekësit më të afërt, Celticu barazoi 0-0 me Dunnde.

Lexo po ashtu Rangers afër titullit historik, lojtarët festojnë me tifozët jashtë stadiumit pas fitores kundër St. Mirren

Ky trofe për Rangersin vjen pas plot 10 viteve dhe është i 55-ti në histori të klubit dhe disa gjiro pa përfunduar sezoni i rregullt.

Në 32 ndeshje të zhvilluara deri tani këtë sezon, Rangers janë të pamposhtur me 28 fitore dhe 4 barazime.

Vlen të theksohet se gjiganti skocez udhëhiqet nga legjenda angleze e Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili ka arritur ta ngrit klubin brenda dy viteve. /Telegrafi/