Dinamo Zagreb që është kampione e Kroacisë në sezonin 2011/2012, kishte humbur të gjitha ndeshjet në grup me Real Madrid, Lyon dhe Ajax me një gola diferencë prej -19 (3:22).
Dinamo ishte skuadra më e keqe në një sezon të Ligës së Kampionëve për 11 vite, por ky rekord famëkeq u thye të martën mbrëma nga Rangers.
Në Grupin A të Ligës së Kampionëve këtë sezon, Rangers ka humbur të gjashtë ndeshjet kundër Napolit, Liverpoolit dhe Ajaxit dhe ka një golavalencë prej -20 (2:22).
Not the return to the Champions League Rangers had in mind 😳 Officially the worst Champions League group stage side of all-time 😬 pic.twitter.com/Z1EkA9EoBz
— EllZ_ (@eliz_q8993) November 1, 2022
Ajax fitoi 3-1 në Glasgoë për të konfirmuar sezonin e dobët të skocezëve.
Napoli fitoi grupin, Liverpool është i dyti, dhe Ajax do të shkojë në Ligën e Evropës.
Rangers, finalistët e sezonit të kaluar në Ligën e Evropës, nuk arritën të fitonin asnjë pikë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/