Site icon Telegrafi

Rangers afër titullit historik, lojtarët festojnë me tifozët jashtë stadiumit pas fitores kundër St. Mirren

Lojtarët e klubit skocez, Rangers, nxituan te portat e Ibrox Stadium dhe festuan me mbështetësit e tyre pas fitores 3-0 kundër St. Mirren të shtunën pasdite.

Skuadra e Steven Gerrard ka fituar 28 nga 32 ndeshjet e tyre në kampionat këtë sezon, është afër të sigurojë një titulli historik të kampionatit pasi gjenden 21 pikë përpara vendit të dytë, Celticut.

Dhe për shkak se ata mundën St. Mirren falë golave ​​nga Ryan Kent, Alfredo Morelos dhe Ianis Hagis, Rangers do të fitojnë zyrtarisht kampionatin e tyre të 55-të në Skoci nëse rivalët e hidhur humbin pikë kundër Dundee United të dielën.

Kjo fitore dhe afrimi drejt titullit ka bërë që tifozët e Rangers ta ndjejnë këtë pasi mijëra nga ta thyen rregullat e bllokimit duke u paraqitur jashtë stadiumit përpara ndeshjes së klubit nga Premiershipi Skocez.

Për të festuar arritjet e tyre këtë sezon, mbështetësit u mblodhën jashtë stadiumit të ‘armatosur’ me bomba tymi, flamuj dhe flakërima.

https://twitter.com/LFC_LION/status/1368189820846145536

Në fakt, pamjet shpejt u shfaqën brenda asaj që raportohej të ishte makina e Steven Gerrard, ku ai ishte i mirëpritur nga brohoritjet dhe këngët.

Edhe lojtarët e Rangers të emocionuar nga atmosfera u mblodhën dhe festuan me tifozët, duke bërë pajmet virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/mattcarville98/status/1368244177813770248

 

 

 

Exit mobile version