Mund të duket e frikshme dhe e pabesueshme, por Range Rover Sport 2015, ka arritur rezultate të njëjta me veturat sportive si VW Golf R (Mk7), Alpina B3 Biturbo (2007), Mercedes-Benz SL65 AMG (2004) në pistën e Nurburgringut.
Në versionin standard dhe me një peshë prej dy tonelatash, i drejtuar nga një shofer testues i Land Roverit, arriti në finishin e pistës së Nurburgringut në Gjermani me kohë prej 8 minuta e 14 sekonda, rezultat që nuk është parë te veturat e tjera SUV.
Range Rover Sport 2015 posedon një motor 5.0 litra V8 Supercharger që arrin të prodhojë 550 KF (404 KW). Ndërsa shpejtësinë nga 0-100km/h e arrin për pesë sekonda.