Site icon Telegrafi

Ramushin e dua, jo se është politikan, por se është burrë!

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Çka do të thotë të jesh bashkëshorte e një politikani me karrierë, sikurse është Ramushi. Është privilegj, apo mallkim, larg qoftë?

Nëse do ta kisha takuar ndonjëherë Ramushin edhe qofte sikur një djalë me një profesion tjetër i painvolvuar në politikë, por që bën një punë krejt tjetër, unë prapë do ta kisha pëlqyer. Sepse unë Ramushin e kam pëlqyer për nga tiparet e një burri dhe njeri që i plotëson të gjitha kriteret për të qenë baba i fëmijëve të mi dhe jo si politikan, se me çfarë merret, kjo ka qenë fare e rastësishme që ai të jetë politikan.

A keni ende kurorë?

Po kemi. Në fakt Ramushi është treguar më i organizuar në këtë aspekt dhe më i kujdesshëm, prandaj kemi vënë kurorë para se të martohemi.

Çka do të thotë të jesh bashkëshorte e një politikani me karrierë, sikurse është Ramushi. Është privilegj, apo mallkim, larg qoftë?

Që të dy njiheni me ego të fortë. Cili është më i fortë në shtëpi?

Hahaha, ne nuk i masim forcat në shtëpi, ne punojmë të dy në favor të asaj çfarë ne jemi përcaktuar të shërbejmë. Por, me shtëpinë jam unë më shumë e lidhur nuk e di pse por ngaqë Ramushi e ka ditën më të ngarkuar dhe shumë situata në jetë më kanë drejtuar drejt marrjes të përgjegjësive ndaj fëmijëve dhe shtëpisë. Qoftë edhe për certifikata në komune apo edhe për pasaporta, jam unë ajo që shkoj, pres në radhë, caktoj termine që Ramushi të vijë dhe të firmos.

Nuk kam qenë “mësite e motrës time!

Cili e ka fjalën e fundit në shtëpi, e cila vlen sikur ligji, pra kush e bën ligjin në shtëpi?

Ne nuk bëjmë Ligje në shtëpi. Ligjet i bën Parlamenti. Ne bëjmë kompromise, marrëveshje dhe shumë punë të përbashkëta, flas për brenda shtëpisë. Jashtë shtëpisë secili ka punët dhe obligimet e veta.

Si ka ndodhur lidhja juaj, ishte spontane, sikurse të gjitha gjërat (rasti mbret i botës), apo me shkuesi, mësitëri?

Jo pikësëpari as prindërit e mi kur janë martuar në prill të ‘80 nuk kanë pas mësitë, janë takuar në konvikt, kanë rënë në dashuri dhe janë martuar. Madje babi im, në atë kohë ka shkuar, e ka marre nuse mamin më makinë të veten, kështu që po flasim për shekullin 21 dhe mësiti për mua është koncept i pakuptimtë. Sepse dashuria është zgjedhje individuale. Jemi pëlqyer, kemi marrë vendim bashkërisht, dhe, ka qenë Ramushi ai që ka kërkuar dorën time tek prindërit e mi. .

A keni qenë “mësite” e motrës tuaj për vëllaun e Ramushit?

Jo. Ata pak a shumë janë njohur përmes nesh, por vendimi i martesës, ka qenë zgjedhja e tyre.

A keni “qilar” apo dhomë tuajën në Gllogjan. Ku e keni bërë natën e parë të martesës, në Gllogjan apo në Prishtinë?

Po kemi dhomën tonë edhe në Gllogjan.

A ka vend xhelozia në jetën tuaj, nëse po, cili është më xheloz, Anita në Ramushin, apo Ramushi në Anitën dhe a ka arsye për xhelozi?

E kam thënë edhe herë të tjera, që ne jemi mjaft të rritur dhe të arsyeshëm ndaj gjithçkaje, kështu që unë nuk jam xheloze, ndoshta ka të bëjë edhe baza mbi çka i kemi ndërtuar raportet tona. Prandaj, duke e njohur natyrën e punës nuk kam arsye, por tjetra është që kemi besim të ndërsjellë. Edhe atëherë kur më intereson diçka, e pyes, jo nga xhelozia, por thjesht pse jam tip kureshtar.

Njiheni si femër ekstravagante, ndërkohë që pas martesës jeni paraqitur ndjeshëm. A është e vërtetë kjo?

Hahaha. Më vjen mirë që më keni vlerësuar si ekstravagante, por nga natyra jam edhe tip sensitive, e ndjeshme, megjithëse jeta të shpien gjithandej, por vjen një kohë dhe mësohesh të bësh kalkulime në çka duhet dhe në çka nuk duhet të jesh e ndjeshme.

Keni dy fëmijë, Gjinin dhe Hanën. Kujt i kanë përngjarë ata Ty, apo Ramushit?

Padyshim që neve na kanë ngjarë. Megjithëse për Gjinin, njerëzit që më njohin shumë mirë që e vogël, thonë që shumë i ngjan vëllaut tim. Por, nga karakteri është Ramush. Hana ka ngjarë shumë nga unë, porse unë kam qenë shumë fëmijë i buzëqeshur, ndërkaq Hana gjithmonë e them që e ka buzëqeshjen një milionëshe; rrallë qesh ose vetëm me njerëz shumë të njohur për të.

Sa vjeçare je dhe çka do të thotë mosha për ju, numra apo peshë e jetës së harxhuar?

Unë 28 vjet i kam mbushur në tetor. Dhe këto vite kanë qenë shumëçka. Eksperiencë. Por besoj që edhe shumëçka tjetër do të vijë….

Çka është për ty jeta, enigmë, brengë, apo kënaqësi?

Jeta për mua është gjithçka dhe ngërthen shumëçka. Por, është aq e shkurtër sa që përsëri mendoj që gjithçka që të sjell jeta, e sjell për një arsye dhe njeriu duhet ta marr si kënaqësi në mënyrë që ta shijojë sa më shumë.

Asgjë nuk do të ndryshoja te Ramushi…!

Duket se bëni një jetë me plot kuptimin e fjalës, duke filluar nga standardi etj?

Standardi është një lehtësim. Por, mos harroni që në jetë ose që kur jemi bashkë, kemi pasur edhe shumë momente të vështira dhe që e kanë rënduar jetën. Por, njeriu sa rron edhe mëson.

Po të kishe mundësi a do të ndryshoje diçka nga vetja yte?

Jo.

Po tek Ramushi?

Jo, prandaj e admiroj.

A mund të thuhet se jeni një çift i lumtur, nëse po, cila është receta?

Lumturia është diçka relative. Por, unë mendoj qe jemi të lumtur nga fakti që kemi familje shumë të mira, përbëjmë një çift të lumtur, që kemi dy fëmijë të mrekullueshëm.

Çka është drita e kuqe e kamerës për ty?

Drita e kuqe për mua është emocion. Sinqerisht edhe sot e kësaj dite pas gati nënte vite përvojë pune, kur ndizet drita e kuqe është njëfarë emocioni që më kaplon, sepse puna e drejtpërdrejtë në televizion, është pa dyshim puna më me përgjegjësi. Jam vetëm unë dhe kamera dhe prapa kamerës janë miliona shikues që të ndjekin dhe për çfarëdo gabimi, çoftë edhe gabim teknik që nuk varet nga unë, është barrë e imja. Por, me kalimin e kohës dhe me përvojën, jam mësuar t`i tejkaloj edhe ato situata.

Ka shumë dritë në portretin tënd…është e ekranit, apo e brendshme?

Besoj që është reflektim i gjendjes se brendshme dhe unë jam tip alegro. Në përgjithësi, jeta ka qenë e mirë me mua, por ka pasur edhe vështirësitë e veta, por si përfundim ka qenë gjithçka e mirë.

Kush është konkurrentja juaj e lajmeve?

Nuk ka (hahahah), babi im.

Haga më mbysh sytë me lot edhe sot!

Kush ka pushtet mbi ty?

Nuk e kam menduar ndonjëherë. Por besoj që në mua në mënyrë drejtpërdrejtë nuk ka askush pushtet, përveç ndonjë situatë e caktuar që duhet zgjidhur në momente të caktuara.

A ka në jetën e përditshme buzëqeshje të gjata, ashtu si në skenë?

Po, e thashë që jam tip i gëzueshëm, që i kënaqem jetës, bile ndodh që kur filloj e qesh nuk ndalem dot, sa që njerëzit që më rrethojnë, thonë që do të jetoj shumë gjatë se qeshi shumë.

Je e lirë? Çfarë është liria për ty?

Jam e lirë. E drejta e vetëvendosjes, e drejta e fjalës së lirë, e drejta e të vepruarit, e drejta e punës…..

Kush të bën për të qarë?

Haga.

Personaliteti që të ka goditur me forcën e fjalës?

Ka shumë personalitete në botë që për çdo periudhë të caktuar kanë thënë fjalë të mëdha, ndër ta edhe Ramushi. Por atë që e kujtoj gjithmonë është ajo që John Kennedy e ka thënë më 20 janar të vitit 1961 dhe që edhe sot qëndron “ask not what your country can do for you – ask what you can do for your country.” ( Mos pyet çfarë vendi mund të bëjë për ty – por pyet çfarë ti mund të bësh për vendin).

/Telegrafi/

Exit mobile version