Telegrafi

Ramos thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Spanjës

Sergio Ramos është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Spanjës.

Data 12 tetor 2019 do të kujtohet gjithnjë si dita në të cilën Sergio Ramos mori rekordin e madh të mbajtur nga Iker Casillas.

Ramos u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Spanjës, duke luajtur në 168 ndeshje pas 14 vjetësh me ekipin kombëtar.

Lexo po ashtu Pas barazimit të rekordit të Casillas, Ramos: Objektivi im, të arrij 200 paraqitje me Spanjën

Pas Ramos janë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje gjenden edhe shumë legjenda tjera të njohura.

Casillas (167), Xavi (133), Andres Iniesta (131), Andoni Zubizarreta (126), David Silva (124), Sergio Busquets (115), Xabi Alonso (114), Fernando Torres, Cesc Fabregas (110), Raul Gonzalez (102) dhe Carles Puyol (100) janë disa nga ta.

Për më tepër, ndeshja ndaj Norvegjisë është e 46-ta e Ramosit për si kapiten, duke iu bashkuar gjithashtu listës së lojtarëve me më shumë ndeshje si lider. /Telegrafi/