Telegrafi

Ramos reagon pas eliminimit të Spanjës nga Kampionati Botëror: Krenar me lojtarët tanë, do të kthehemi edhe më të fortë

Sergio Ramos është një legjendë e futbollit spanjoll, pasi mban rekordin e ndeshjeve për Spanjën me 180 paraqitje, por që nuk u grumbullua nga Luis Enrique që nga marsi 2021.

Edhe pse nuk ishte pjesë e Spanjës, ai publikoi një mesazh mbështetjeje dhe krenarie për “La Rojan” pas eliminimit nga Maroku në “Katar 2022”.

“Sot, më shumë se kurrë, krenar për flamurin tonë, krenar për vendin tonë dhe krenar për lojtarët tanë”.

“Spanja nuk humbet, Spanja mëson. Spanja bie, pengohet, por ngrihet dhe vazhdon të kryesojë. Ne do të kthehemi dhe do të kthehemi më të fortë. Forca Spanja!”, ka shkruar mbrojtësi spanjoll.

 

Spanja e Luis Enriques e nisi si një nga favoritët garë, por u largua shumë herët, duke qenë një nga befasitë e mëdha të Katar 2022. /Telegrafi/