Site icon Telegrafi

Ramos: Nuk duam të jemi favorit në Euro

Sergio Ramos kërkon të bëjë historinë me Spanjën, por ai refuzon që të jetë favorit.

Spanja po kërkon të bëhet ekipi i parë që ka fituar tri kampionate evropiane radhazi dhe Ramos ka thënë se ai nuk ndihet favorit për këtë.

“Vërtet duhet të startojmë mirë dhe të përgatitemi”.

“Ne duhet të mbrojmë trofeun me dinjitet dhe entuziazëm, në mënyrë që të kemi turne të mirë. Mezi pres që të bëj historinë sepse kemi ekip të mirë dhe jemi të motivuar”.

“Favoritët nuk janë punë e mediave. Ne kurrë nuk na ka pëlqyer favorizimi”, potencoi Ramos. /Telegrafi/

Exit mobile version