Telegrafi

Ramos ka arritur në Paris, gati kontrata për mbrojtësin e njohur

Sergio Ramos do të vazhdojë karrierën te PSG, ku para disa ditësh ka arritur marrëveshje për një kontratë dy vjeçare.

Mbrojtësi spanjoll është një hap larg njoftimit nga Paris Saint-Germain si lojtar i tyre.

Kjo pasi Ramos ka kaluar ekzaminimet mjekësore me klubin francez të planifikuar për sot dhe së shpejti mund të njoftohet nga klubi francez.

Ai është parë së bashku me familjen e tij duke u futur në zyrat e PSG-së.

Një numër njerëzish e kanë pritur Ramosin, duke i uruar mirëseardhje.

Ramos ka luajtur për 16 vite te Real Madridi. /Telegrafi/