Sergio Ramos ka humbur edhe penalltinë e dytë radhazi në ndeshjen e Spanjës ndaj Zvicrës.
Spanja nuk po arrin ta barazojë assesi rezultatin në ndeshjen e tyre në udhëtim te Zvicra në kuadër të Ligës së Kombeve.
Figura tragjike e kombëtaren La Roja është pikërisht kapiteni i tyre, Sergio Ramos.
Pasi humbi penalltinë e parë pas plot 25 konkretizimeve radhazi, Ramos ka humbur edhe të dytë në këtë ndeshje.
MISS! Sergio Ramos has had a second penalty saved by Yann Sommer! #SUIESP pic.twitter.com/roTKUlsXAV
— GOAL (@goal) November 14, 2020
Kësaj radhe, penalltia e goditur nga kapiteni i Realit dhe Spanjës është ‘kapur’ me lehtësi nga portieri Yann Sommer.
Penalltia e humbur nga Ramos ndodhi në minutën e 79-të të takimit. /Telegrafi/
Ramos' second penalty miss omg 🙈https://t.co/Ck0CPz9Sn4
— GM (@GoonerMind) November 14, 2020