Telegrafi

Ramos gjendet në Paris për testet mjekësore te PSG

Sergio Ramos është tashmë në Paris për t’i kompletuar testet mjekësore te Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll po u bashkohet parisienëve si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i skadoi në fund të muajit të kaluar.

Sipas asaj që raporton gazetari Mohamed Bouhafsi, Ramos tashmë ka gjendet në hapësirat e PSG për t’i realizuar testet mjekësore.

Spanjolli raportohet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin nga Ligue 1, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Achraf Hakimi është transferimi më i fundit i ish-kampionit të ligës franceze, derisa Ramos mund të prezantohet në mbrëmje. /Telegrafi/