Ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është i vendosur të fitojë Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi me përvojë e ka vendosur veten si një pjesë kyçe e skuadrës së Christophe Galtier që nga fillimi i vitit 2023, pasi u rikuperua nga një varg lëndimesh.
Sezonin i tij i parë në Francë u karakterizua nga lëndimet dhe problemet e fitnesit, por ai është kthyer në grup përpara fillimit të sezonit.
Ai përfundoi 90 minuta në humbjen 1-0 të PSG-së në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich dhe ata duhet të bëjnë shumë për të qëndruar në kompeticion muajin e ardhshëm.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij në Parc des Princes, me kontratën që i skadon në qershor, Ramos dëshiron ta mbyllë sezonin fuqishëm.
“Unë jam aty ku dua të jem dhe në një klub me dëshirën për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai për AS.
“Dua të përfitoj sa më shumë nga ajo që ka mbetur nga karriera ime si lojtar”.
“Të mposhtim Bayernin do të dërgonte një mesazh shumë pozitiv. Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët dhe Bayerni është mes tyre çdo vit. Megjithatë, skuadrat më të mira nuk fitojnë gjithmonë”, ka shtuar më tej spanjolli.
PSG pritet të marrë një vendim për rinovimin ose jo të kontratës së Ramos, derisa lojtari ka oferta nga Arabia Saudite dhe ShBA. /Telegrafi/