Telegrafi

Ramiz Krasniqi jep dorëheqje si trajner i Lirisë

Pas konfrontimit fizik me anëtarin e bordit të Lirisë, Mithat Muahmetin,trajneri Ramiz Krasniqi ka vendosur të largohet nga ekipi prizrenas.

Lajmin e konfirmoi vetë Krasniqi, i cili sot pasi ka ndërprerë stërvitjen, është përshëndetur me ekipin.

“Unë sot jam përshëndetur me skuadrën. Më ka thirrë kryetari i klubit në mbledhje nesër, por s’do të shkoj. Për 99% nuk do të jem më trajner i Lirisë”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.

Lexo po ashtu Trajneri i njohur Ramiz Krasniqi konfrontohet fizikisht me anëtarin e kryesisë

Prishtinasi mori drejtimin e ekipit nga “Përparim Thaçi” në fillim të këtij sezoni, derisa pas 10 ndeshjeve, e ka renditur Lirinë në vendin e tetë me 12 pikë.