Pas konfrontimit fizik me anëtarin e bordit të Lirisë, Mithat Muahmetin,trajneri Ramiz Krasniqi ka vendosur të largohet nga ekipi prizrenas.
Lajmin e konfirmoi vetë Krasniqi, i cili sot pasi ka ndërprerë stërvitjen, është përshëndetur me ekipin.
“Unë sot jam përshëndetur me skuadrën. Më ka thirrë kryetari i klubit në mbledhje nesër, por s’do të shkoj. Për 99% nuk do të jem më trajner i Lirisë”, deklaroi Krasniqi për “GazetaOlle.com”.
Prishtinasi mori drejtimin e ekipit nga “Përparim Thaçi” në fillim të këtij sezoni, derisa pas 10 ndeshjeve, e ka renditur Lirinë në vendin e tetë me 12 pikë.