Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka deklaruar sot se është larguar përfundimisht nga politika për shkak të problemeve shëndetësore.
Kelmendi në një lidhje telefonike për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mund ta konsideroj këtë si largim të përjetshëm nga politika pa vullnetin e tij.
Ai ka thënë se asnjëri nga anëtarët e familjes së tij nuk do të përfshihen në listat zgjedhore për deputetë, përcjell Telegrafi.
Kelmendi ka thënë se do të mbështesë aq sa mundet Kadri Veselin në zgjedhje pasi sipas tij ai i ka ofruar kushte më të mira për programin e tij.
“Ndihem shumë keq që nuk kam mundur të jem pjesë e mbështetjes së tij gjatë kësaj fushate”, shtoi më tej Ramiz Kelmendi./Telegrafi/