Site icon Telegrafi

“Ramazani i fitores dhe çlirimit”: Sirianët shënojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada

Sirianët kremtojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada pas sundimit të familjes Assad.

Bashar al-Assad, i cili mori detyrën nga babai i tij Hafez, ishte i fundit i familjes që drejtoi vendin.

Ai u rrëzua nga një grusht shteti dramatik rebel, i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në fillim të dhjetorit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Ky është Ramazani i fitores dhe çlirimit”, tha Ministri i përkohshëm i Çështjeve Fetare Hussam Haj-Hussein në një deklaratë televizive.

Udhëheqësi i ri i Sirisë Ahmed al-Shaara i ka siguruar liderët botërorë se ai do të respektojë fetë dhe sektet e shumta të Sirisë dhe nuk do të pengojë liritë personale të askujt apo të imponojë qeverisje fetare mbi publikun.

Ndryshe, shumica e vendeve në mbarë botën filluan të kremtojnë Ramazanin të shtunën.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik dhe data e fillimit të tij tradicionalisht varet nga shikimi i gjysmëhënës.

Ata që agjërojnë zakonisht konsumojnë një vakt para agimit të njohur si ‘syfyr’ dhe e ndërpresin agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit me një vakt të njohur si ‘iftar’. /Telegrafi/

Exit mobile version