Ramazani filloi mes masave kufizuese për shkak të pandemisë – pamje të festimeve nga e gjithë bota
Arigona Bytyçi
Miliona myslimanë po e festojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një festival që përfshin një muaj agjërim dhe lutje.
Ky është Ramazani i dytë gjatë pandemisë së coronavirusit, që do të thotë se disa komunitete do të festojnë mes masave kufizuese të COVID-19.
Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndihen më afër Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.
Më poshtë mund të gjeni fotografi nga e gjithë bota që tregojnë përgatitjet e njerëzve për muajin e Ramazanit, dhe ditën e parë të festës. /Telegrafi/