Trajneri i Trepçës ‘89, Zekerija Ramadani, ka folur pas ndeshjes me Besën ku skuadra e tij është shpallur kampion.
Ai meritat ia ka dedikuar futbollistëve të tij dhe ka uruar kryesinë e klubit.
“Shumë i emocionuar. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre, jam krenar që jam trajner i këtyre luanëve”.
“Merita është e të gjithëve, deri tek ekonomi i skuadrës. Por merita më e madhe është e futbollistëve. I uroj edhe zyrtarisht presidentit të klubit për titullin e parë historik”.
“Do të punojmë shumë pasi na pret punë e madhe gjatë verës për të bërë gara në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes. /Telegrafi/