Site icon Telegrafi

Ramadani: Në Gjilan do të jetë ndryshe, kemi më shumë kualitet se Prishtina

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka folur pas barazimin ndaj Prishtinës, duke thënë se është një hap i madh drejt finales.  

Sipas trajnerit shkupjan, në ndeshjen e dytë, Drita do të fitojë pasi që ka më shumë kualitet dhe se terreni në Gjilan i përshtatet më shumë.

“Jam i bindur se në Gjilan do të jetë më ndryshe, pasi fusha ka dimensione më të mëdha dhe nuk do të na rrezikojnë nga çdo ndërprerje. Ekipi luajti mençur, pasi vlerësoi se ka edhe një ndeshje tjetër për të luajtur”.

“Mendoj se ky barazim mund të jetë hap i madh. Jam i bindur se edhe me lëndimet që kemi, jemi skuadër favorite”.

“Kualiteti është në anën tonë, por mendoj se duhet shfrytëzuar edhe gjysmë rastet për të fituar ndeshjen”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/

Exit mobile version