Telegrafi

Ramadani: Krijuam raste të shumta, trofeu është për ‘Plisat’

Prishtina ka triumfuar në finalen e Superkupës ndaj Dritës të zhvilluar në Antalya të Turqisë 3-1.

Trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, theksoi pas ndeshjes se ishte një fitore e merituar, derisa pati edhe një dedikim për trofeun e fituar.

“Vendosën 90 minuta, pasi që futbolli nuk zhvillohet vetëm në një pjesë”.

“Ne krijuam edhe raste të tjera që kemi mundur t’i realizonim, mirëpo duhet kuptuar edhe futbollistët, pasi që jemi në fillimin e fazës përgatitore”.

“Kjo fitore i’u dedikohet grupit të tifozëve “Plisat””, potencoi Ramadani.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Turqi, skuadra e Prishtinës do t’i zhvillojë edhe disa duele kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/