Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi kundër Llapit në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës në futboll me rezultat 3-2.
Ahmed Januzi realizoi dy gola dhe një gol e shënoi Kushtrim Shabani, ndërsa për Prishtinën golat i shënuan Albin Prapashtica dhe Mërgim Pefqeli.
Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i cili tha se kjo humbje ishte e dhimbshme.
“Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë. Një humbje e dhimbshme, por e dinim se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte”.
“Kemi edhe 90 minuta, ende nuk jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve”.
“Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/